Gjilani nënshkruan marrëveshje me Fondin e Kosovës për Efiçiencë për projektin në shkollën “Abaz Ajeti”

Gjilani nënshkruan marrëveshje me Fondin e Kosovës për Efiçiencë për projektin në shkollën “Abaz Ajeti”

Në kuadër të masave të efiçiencës së energjisë elektrike, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot marrëveshjen me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, për financimin e projektit në shkollën fillore “Abaz Ajeti”.

Në adresimin para mediave, drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri, e ka falënderuar me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë për mbështetjen edhe në këtë projekt tejet të rëndësishëm për “Abaz Ajetin”.

“Falënderoj Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë që janë fonde nga Bashkimi Europian dhe Banka Botërore. Në këtë mënyrë, ne po arrijmë ta zbatojmë planin komunal të veprimit të efiçiencës së energjisë, që nënkupton kursim i energjisë si dhe të krijojmë vende të punës në ndërtimtari”, tha Tahiri.

Kryeshefi ekzekutiv i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Admir Shala, tha se ky Fond ekziston për t’i ndimuar komunat në implementimin e planeve komunale për arritjen e caqeve për kursim të energjisë.

“Kjo është një e arritur shumë e madhe, jo vetëm për Fondin, por edhe për komunat siç është Gjilani dhe ne in falënderojmë shumë për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm gjatë përgatitjes së aplikacionit”, tha ai.

KOMENTE