• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Gjilan
  3. Gjilani në përmbyllje të projektit të “Spitalit të Qytetit”, do të ofrohen gjashtë shërbime të reja për qytetarët
Gjilan Info+

Gjilani në përmbyllje të projektit të “Spitalit të Qytetit”, do të ofrohen gjashtë shërbime të reja për qytetarët

Redaksia 2LONLINE 31 Gusht, 2021 4 minuta lexim
 Gjilani në përmbyllje të projektit të “Spitalit të Qytetit”, do të ofrohen gjashtë shërbime të reja për qytetarët

“Komuna e Gjilanit gjithnjë e më shumë është duke investuar në sektorin e shëndetësisë kryesisht në infrastrukturë, objekte të reja e renovime dhe në shërbime më të shpejta pranë qytetarëve të Gjilanit”, thonë drejtuesit e komunës

Sipas të parit të Komunës, në këtë fazë është në përmbyllje projekti i objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, apo Spitalit të Qytetit, projekt të cilin e solli për gjilanasit Imet Rrahmani, në kohën sa ishte ministër i Shëndetësisë, i cili u jetësua me angazhimin edhe të dr. Fejzulla Berishës.

Kryetari i komunës së Gjilannit, Lutfi Haziri tha se arsimi dhe shëndetësia janë prioritete të pandashme dhe për këtë arsye me këtë objekt do të ndikohet në rritjen e shërbimeve shëndetësore dhe njëkohësisht shkarkimin e Spitalit të Përgjithshëm.

“Bëhet fjalë për 5 mijë metra katrorë, një objekt që do të jetë funksional dhe me një numër shumë të madh të shërbimeve. Është objekt i ri i ndërtuar në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës dhe me mbështetjen e ministrave Imet Rrahmani dhe Armend Zemaj, të cilët i falënderoj që e kanë mbështetur projektin e Komunës së Gjilanit për rritje të efikasitetit, shërbimeve dhe hapësirës në sektorin primar të shëndetësisë. Krahas këtij projekti, e kemi ndërtuar Ambullantën në Llashticë, sikurse edhe në të gjitha ambulantat tjera është bërë investimi në infrastrukturë dhe renovime të domosdoshme”, ka theksuar kryetari Haziri.

Më tej ai ka thënë se në bazë të programit dhe kërkesave të mjekëve, por edhe këshillave të fshatrave, investimet do të zgjerohen, sepse shëndeti i përgjithshëm dhe shërbimet shëndetësore duhet të jenë pranë qytetarit dhe në shtëpi kur kërkohet nevoja.

“Shërbimet shëndetësore në shtëpi, shërbimet e stomatologjisë, laboratorit, vaksinimi, pediatria, kontrollat e përgjithshme etj., duke i shtuar edhe kujdesin e vazhdueshëm për pacientët në këtë fazë të përballjes me pandeminë, e vendosin mjekun e nivelit primar të shëndetësisë në një gardian të shëndetit të përgjithshëm publik. Prandaj prioriteti i shëndetësisë dhe arsimit janë të pandashëm sepse njëra pa tjetrën nuk kanë kuptim”, ka thënë ai ndër të tjerash.

Ai ka shprehur falënderim të veçantë për të gjithë mjekët, infermierët, teknikët dhe stafin tjetër, që japin shërbimet e tyre në shëndetësinë primare, në 22 qendra si në Qendren Kryesore te Mjekesise Familjare, në “Ramiz Cërrnicë”, në “Dardani”, në “Dheun i Bardhë”, në “Arbëri”, “28 Nëntori”, në Dobërqan, Pogragjë, Malishevë, Zhegër, Bresalc, Përlepnicë, Cërrnicë, Verbicë e Zhegocit, Livoç i Epërm, Livoç i Poshtëm, Llashticë, Uglarë, Shurdhan, Kishnapole dhe dy në vendbanimet serbe. /2LONLINE.com/

Etiketat:aktuale arsimi Gjilani Lutfi Haziri QKMF shendetesia Spitali i qytetit
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Opinion

Aman vrisni të gjithë luftëtarët!

19 Maj, 2022
Aktuale

Presidentja Osmani përkujton 23-vjetorin e Masakrës së Dubravës

19 Maj, 2022
Policia

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale “Mashtrim”

19 Maj, 2022
Nacionale

FSK-ja pjesë e garës ndërkombëtare “International Cyber Security Exercise”

19 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

FSK-ja pjesë e garës ndërkombëtare “International Cyber Security Exercise”

19 Maj, 2022

Policia në dy raste të ndara parandalon kontrabandën me kafshë 

19 Maj, 2022

FSK-ja mbanë trajnime për studentët e mjekësisë

18 Maj, 2022

FSK-ja pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “EFES 2022”

18 Maj, 2022

KPF rekomandon për Kuvend anulimin e vendimit për PZHK 2021-2029  

18 Maj, 2022

Komandanti i FSK-së po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Gardën Kombëtare të Ajovas

18 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com