DYLON

Gjilani në fokus të kryetarëve të komunave të Europës për trashëgiminë kulturore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Gjatë ditës së sotme, Gjilani ka qenë në fokus të autoriteteve përfshirë kryetarë komunash nga Europa, e përfaqësues nga organizatat e rëndësishme për trashëgiminë kulturore.

Pas seminarit dyditor që ka nisur sot në Gjilan për trashëgiminë kulturore, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryetaren e komunës Beaulieu-lès-Loches të Francës, Sophie Matadier, njëherit kryetare e asociacionit të komunave për trashëgiminë kulturore, kryetarin e Komunës së Velesit në Maqedoni, Cadiev Slavko, zëvendësambasadoren e Francës, sikurse edhe përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Muzeu i Kosovës dhe organizata që merren me trashëgiminë kulturore.

EkoHigjiena

Temë qendrore e takimit ka qenë krijimi i rrjetit të komunave për trashëgiminë kulturore, për ruajtjen dhe avancimin e këtij sektori shumë të rëndësishme të shoqërisë.

Delegacioni i sipërpërmendur ka vazhduar me vizita në objektet me rëndësi kulturore në Gjilan.

Ndërkohë, nesër seminari për trashëgiminë kulturore i vazhdon punimet, ku edhe do të dalin konkluzione se si të veprohet në funksion të zbulimit, ruajtjes dhe zhvillimit të trashëgimisë kulturore./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.