DYLON

Gjilani në finale, e pret ballafaqimi me Prishtinën

Gjilani në finale, e pret ballafaqimi me Prishtinën
Avatar photo Redaksia

Janë zhvilluar ndeshjet e kthimit të Kupës së Kosovës në futboll, në të cilat janë arritur rezultate të tilla, që Gjilanin dhe Prishtinën e kanë dërguar në finale.

SC Gjilani e ka siguruar sot finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales, mundi Llapin, me rezultat 1-0,. Ramadani (36’), ishte ai që shënoi golin e vetëm dhe të fitores për gjilanasit në këtë takim kundër llapjanëve.

EkoHigjiena

Kështu, kjo skuadër me rezultat të përgjithshëm prej 3-1, preku finalen e Kupës së Kosovës.

Ndërsa, Prishtina e ka mposhtur Vushtrrinë, me rezultat 6-0, në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës dhe prishtinasit me rezultatin e përgjithshëm prej 8-1,  po ashtu kanë kaluar në finalen e kësaj garë.

Pra, mbetet që fituesi i Kupës së Kosovës në futboll për këtë edicion të vendoset ndërmjet Gjilani dhe Prishtinës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.