DYLON

Gjilani në aksion për kërkim të burimeve alternative për ujin e pijshëm

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Në bazë të vendimit të kryetarit të Komunës së Gjilanit të datës 25.02.2014 për themelimin e Komisionit për përballimin e situatës emergjente të thatësisë, sot në ditën e parë është mbledhur Komisioni, të cilin e udhëhoqi nënkryetari i Komunës së Gjilanit dhe kryetari këtij komisioni, Rexhep Kadriu.

Pasi u analizua e gjithë gjendja, u konstatua se Gjilanit momentalisht i mungojnë 120 litra ujë për sekond, ndërsa është vendosur nga data 1 mars do të ketë orar të ri të reduktimeve, ku ky orar do të respektohet plotësisht.
Nga e hëna, inspektoriati i Komunës në bashkëpunim me kompaninë “Hidromorava” dhe në asistencë të Policisë së Kosovës do të marrin masa që të gjitha autolarjet, të cilat furnizohen nga rrjeti i ujësjellësit, të shkyqen me automatizëm.

EkoHigjiena

Në takim u vendos që nga e hëna të inspektohen dy burime të reja alternative në lokacionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për këtë Komuna e Gjilanit ka bashkëpunim të ngushtë me FSK-në për shfrytëzimin e këtyre burimeve për nevojat e qytetarëve.

Alternativa e dytë është që të inspektohen burime të ujit në fshatin Koretishtë, ku do të shikohet mundësia e hapjeve të puseve të reja për furnizim të qëndrueshëm të qytetarëve.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe nënkryetari Rexhep Kadriu, iu bënë apel të gjithë qytetarëve që maksimalisht ta kursejnë ujin e pijshëm, shkaku gjendjes së rëndë të furnizimit me ujë si pasojë mungesës së reshjeve. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.