DYLON

Gjilani nderon veprën e lavdishme të heroit të kombit, Abdullah Tahiri

Gjilani nderon veprën e lavdishme të heroit të kombit, Abdullah Tahiri
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe para shtatores të hroit të kombit, Abdullah Tahiri, i cili ishte organizator në shumë aksione për liri dhe pavarësi njëherit prijës i themelimit të UÇK-së, Zona Operative e Karadakut.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë se institucionet komunale dhe përfaqësimet tjera të niveleve të ndryshme dhe qytetarë të shumtë janë në kushte pandemie duke i dhënë nderimet veprës që heroi Abdullah Tahiri bëri bashkë me vargun e gjatë të heronjëve, dëshmorëve, martirëve dhe të rënëve për luftën për liri.

EkoHigjiena

Ajo tha, gjithashtu, se nderimi më i mirë për dëshmorët është angazhimi i përbashkët dhe pa dallime në krijimin e një jete më të mirë, një shprese për të jetuar dinjitetshëm të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ndërsa, Ahmet Isufi, ish- komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Karadakut, ka thënë se nderimi i veprës së lavdishme të komandantit të parë të UÇK-së për ZOK-ut, është sa krenari për lavdinë që ai ka, në të njejtën kohë edhe dhimbje e madhe.

Ai tha se Abdullahu ishte njeriu kryesor i të gjitha organizimeve që kishin qëllim kombëtar, lirinë, pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit të fuqishëm të Kosovës.

 “Sot përkujtojmë veprën e Abdullahut, Enver Topallit, Arben Ramadanit dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve në këtë ditë, që në saje të sakrificës së tyre, ne jemi sot shtet i pavarur dhe pretendent për tu shvilluar karshi shteteve tjera”, ka thënë mes tjerash Isufi. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.