DYLON

Gjilani nderon dëshmorin Zija Shemsiu në 30-vjetorin e rënies

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Përfaqësuesit e institucioneve komunale të Gjilanit me kryetarin Lutfi Haziri, nënkryetarin Rexhep Kadriu dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë nisur sot me homazhe tek lapidari në fshatin Përlepnicë dhe tek varri i tij në varrezat e fshatit përuljen në 30 – vjetorin e rënies së dëshmorit Zija Shemsiu, i cili dha jetën për lirinë e vendit.

Në emër të institucioneve të lokale ka folur nënkryetari Rexhep Kadriu i cili ka thënë se takimi sot ka qëllim përkujtimin e njërit nga ata që e bëri me emër të pashlyer Përlepnicën, Gjilanin, Anamoravën dhe Kosovën.

EkoHigjiena

“Duke e kujtuar figurën heroike të bashkëvendësit tonë Zija Shemsiu, i cili qëndron i skalitur në lapidarin e fshatit, përkrah prof. Dr. Xhavit Ahmetit, figura këto që na bëjnë të mburremi dhe jemi krenar që vendlindja jonë dha emra të përmasave kombëtare”, ka thënë në fjalën e tij nënkryetari Kadriu.

Në këtë ngjarje ka folur bashkëveprimtari Zahir Kamberi dhe ish Komandanti i Zonës Operative të Karadakut Ahmet Isufi, kanë folur për jetën, veprimtarinë, guximin dhe vendosmërinë e Zija Shemsiut për lirinë e Kosovës nga okupimi.

Të pranishmit në emër të familjes i ka falënderuar profesori Rexhep Shemsiu. Ndërsa, në orën 15:00 në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan, sot mbahet akademi përkujtimore në shënim të 30 – vjetorit të rënies së dëshmorit Zija Shemsiu. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.