DYLON

Gjilani mposhti Malishevën

Gjilani mposhti Malishevën
Redaksia

Në një lojë emocionuese përgjatë 90 minutave, SC Gjilani ka mposhtur Malishevën me rezultat 3:2, ndeshje kjo e javës së 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në Futboll.

Pjesën e parë  gjilanasit e përmbyllën  me epërsi pasi Arjol Bllaca shënoi në minutën e 11-të.

EkoHigjiena

Katër gola tjerë erdhën në pjesëlojë ne dytë, ku fillimisht Malisheva barazoi përmes Valmir Nafiut në minutën e 48-të. Skuadra “kuq e bardh nga Gjilani ktheu epërsinë me golin e dytë të Arjol Bllacës për 2-1 në minutën e 78-të dhe më pas shënoi edhe Bleart Tolaj në minutë ne 86-të për rezultatin 3:1.

Malisheva ngushtoi epërsinë në 3-2 në minutat shtesë të takimit (90’+3) me gol të Xhemal Ibishit dhe ky edhe ishte edhe rezultati final i këtij takimi.

Gjilani aktualisht ndodhet në pozitën e katërt të tabelës së klasifikimit me 22 pikë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.