Gjilani mirëpret mërgatën me një program të pasur kulturor dhe artistik
Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ka përgatitur një program të larmishëm aktivitetesh në kuadër të manifestimit “Ditët e Mërgatës – Rrënjët Tona”, i cili do të mbahet nga 25 korriku deri më 2 gusht 2026.
Përgjatë këtyre ditëve, qytetarët dhe bashkatdhetarët do të kenë mundësi të ndjekin koncerte me artistë të njohur, mbrëmje folklorike, ekspozita, shfaqje teatrore dhe Stand Up Comedy Night, në lokacione të ndryshme të qytetit.
“Ftojmë të gjithë qytetarët dhe mërgimtarët që t’i bashkohen këtij manifestimi dhe të bëhen pjesë e atmosferës festive që sjell kultura, arti dhe tradita në qytetin tonë”, thuhetn ë njoftimin e Komunës.
Programin e plotë të aktiviteteve e gjeni në kalendarin e publikuar më poshtë. /2LONLINE/
