DYLON

Gjilani mirëpret kampin e gjigantit italian, Juventus

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Gjiganti italian i futbollit, Juventus, në tetorin e këtij viti do ta organizoj një kamp pesëditor për zbulimin e talentëve të rinj të të gjitha grupmoshave.

Ky ka qenë qëllimi i një takimi të shefit të kabinetit të Lutfi Hazirit, Abër Ismajli dhe udhëheqësit të Njësisë për Sport, Malazog Hoxha me kryetarin e shkollës së futbollit “Shkëndijat”.

EkoHigjiena

Në takim, u tha se Gjilani ofron stadimin dhe fushat tjera ndihmëse për klubin e futbollit italian, Juventus, duke shfaqur shpresën për përzgjedhjen e të rinjve nga ana e këtij klubi.

Ndryshe, në këtë kamp do të marrin pjesë katër trajnerë të licensuar të Juventusit dhe një pjesë e stafit të klubit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.