Nga: Rexhë Hasani
Këshilli Organizativ i Garave – Takimeve të Enigmatëve, Shoqata e Enignatëve “Ndre Mjeda”, dhe Redaksia e Revistës së Enigmatëve, “Horizonti”, me këtë rast, ka bërë agjendën dhe përgatitjet e duhura për pritjen e enigmatëve-garuesve nga trojet shqiptare në garën për zgjidhjen dhe sajimin e enigmave. Poashtu, fton gjithë mediat kosovare për ta përcjellë këtë event specifik nga fusha e enigmatikës.
Këto gara të enigmatikës , organizohen çdo vit dhe në këto takime, marrin pjesë enigmatë të shquar nga mbarë trojet shqiptare.
Vitin e kaluar, kishte pjesëmarrës enigmatë mbi 30-të sosh, shpresojmë se këtë herë do të na bashkëngjiten edhe më shumë enigmatë dhe entuziastë të enigmave, në kuadër të garave të enigmatëve.
Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda”, do ti përgatitë dhe përpilojë detyrat për garues dhe do të formojë jurinë profesionale prej tre anëtarësh, të cilët në fund të garës, do ti shpallin tre vende fituese dhe do të shpërblehen me një vlerë të paracaktuar nga juria dhe do të ndahen medaljet: e artë, argjendtë dhe ajo e bronztë.
Poashtu, në takimin e enigmatëve do të jetë rasti edhe për promovimin e revistës “Horizonti” dhe librat e botuara nga autorë tanë që kanë të bëjnë me enigmatikën në përgjithësi.
Takimi i enigmatëve njëherësh, janë edhe ngjarje interesante të cilat në mënyrën më të mirë shërben për promovimin e ngjarjeve kulturore të komunës së Gjilanit.
Ky event, shërben për edukimin e gjeneratave të reja për ta njohur më afër botën e enigmave, për të takuar miq dhe shokë dhe për njohje të reja që ofron ky event.
Kjo formë e takimit të enigmatëve, është një energji e re dhe një parashikim promocional të anamoravës dhe më gjerë.
Aktiviteti bazik i saj është ta popullarizojë enigmatikën nëpërmjet llojllojshmërisë të edicionit enigmatik. Ti ofrojë interesimin për të rinjtë për botën e enigmatikës
Kjo shoqatë, është inicuar nga ana e kryesisë që të bëhet muzeu enigmatik ose bibliotekë e cila do të mbledhë cdo gjë që ka të bëjë me aktivitetet e enigmatikës pë një qëllim, pë ti mos harruar ngjarjet e rëndësishme që lidhen me punën e shoqatës dhe botimit të revistës së pare të enigmatëve, “Horizonti”.
Njëra prej aktiviteteve më të rëndësishme është pikërisht, Garat-Takimet e enigmatëve në përpilimin dhe zgjidhjen e enigmave.
Do të ishte ide e mire sikurse të organizojmë garat nëpër shkolla, ku nga këto gara, mund të popullarizojmë enigmatikën tek gjeneratat e reja dhe njëkohësisht do të ngjallej enigmatika në mesin e nxënësve të shkollave. Porse, patjetër duhet gjetur një formë e cila do ti përshtatej trendeve bashkëkohore për ti joshur të rinjtë në botën enigmatike.
Tashmë edhe revista e enigmatëve “Horizonti”, është duke u botuar në kontinuitet dhe ka bërë që të zgjojë kureshtjen e lexuesve por edhe të pasionuarve të enigmave. Ideja e shoqatës dhe redaksisë është, të ofrojë llojllojshmërinë e enigmave në revistën “Horizonti”, dhe jo vetëm fjalëkryqe apo tetëkahore, por edhe rebuse, anagrame, plotësore, sudoku, akrostiqe etj. /2LONLINE/
Gjilani, enigmapolisi shqiptar, mirëpret enigmatët shqiptarë të shtunën, më 26 tetor 2024, ora 11:00 në ambientet e Bibliotekës së Qytetit “Fan Noli”, në Gjilan.