Gjilani merr mirënjohje për bashkëpunim dhe kujdes në fushën e trashigimisë kulturore
/2L ONLINE/ – Në bashkfinancim të orgasnizatës nga Suedia, ‘Trashigimia Kulturore pa Kufij’, (CHwB), së bashku me Ministrinë e Kulturës, Komunën e Gjilanit dhe Qendrën për Trashigimi Kulturore, është arritur të përmirësohet infrastruktura, renovimi dhe restaurimi i objekteve me rëndësi, në fushën e trashigimisë kulturore në Gjilan.
Kështu sot gjatë ditës është bërë pritja nga shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, për përfaqësuesit e CHwB-së, të cilët kanë dhënë një mirënjohje për Komunën e Gjilanit, për kujdesin e treguar në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, historike dhe natyrore të Gjilanit dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm duke qenë edhe pjesë e bashkëfinancimit të projektit.
Ndryshe, në mbashtetje të forumit lokal të themeluar në Komunën e Gjilanit, përmes këtij programi është hartuar Plani Lokal i Trashëgimisë Kulturore për Komunën e Gjilanit, ku janë identifikuar resurset e trashëgimisë kulturore dhe natyrore që do të shërbenin si bazë e zhvillimit ekonomik dhe social.
Në Gjilan, përmes këtij bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi është arritur të ndërtohet ura që lidhet me kalanë në fshatin Pogragjë, në një vlerë prej rreth 75 mijë euro, investimi në muze me rreth 10 mijë euro, pastaj intervenimi në kullën e Kadri Vehbi Zeqirit, në fshatin Zhegër, renovimit të odës së Fevzi Hoxhës në fshatin Cërrnicë, odës së Zekirja Abdullahut në Gjilan dhe restaurime e renovime në disa objekte të tjera nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. /2L ONLINE/
