DYLON

Gjilani merr mbështetje prej 1.7 milionë euro nga MIT-ja për projekte lokale

Gjilani merr mbështetje prej 1.7 milionë euro nga MIT-ja për projekte lokale
Avatar photo Redaksia

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten priti në takim kryetarin e Gjilanit Lutfi Haziri, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, në mbështetje të projekteve lokale të kësaj komune. Komuna e Gjilanit për vitin 2019, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit përfiton mbështetje financiare në vlerë prej 1.700.000 euro, për realizimin e disa projekteve të reja infrastrukturore lokale.

Ministri Lekaj kërkoi nga i pari i Gjilanit implementim cilësor të projekteve dhe respektim të afateve kohore për zbatim të tyre. Lekaj e siguroi kryetarin Haziri se mbështetja e vazhdueshme e MIT-së për komunat nuk do të mungojë, sepse kështu i kontribuohet mirëqenies qytetare dhe qeverisjes lokale, në përmbylljen e projekteve infrastrukturore që i tejkalojnë mundësitë e tyre financiare.

Gjatë këtij takimi, Lekaj kumtoi edhe lajmin se zgjerimet e hyrjeve në drejtim të Gjilanit nga Prishtina dhe Kllokoti do të fillojnë në muajin qershor. Këto dy investime që secila kanë kosto nga rreth 4 milionë euro, realizohen me kredinë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

EkoHigjiena

Lekaj dhe Haziri diskutuan edhe për zhvillimin e punimeve në autostradën e Gjilanit, duke ritheksuar edhe rëndësinë e këtij investimi në lidhjen e korridoreve evropiane.

I pari i Gjilanit duke e falënderuar ministrin Pal Lekaj, tha se kjo ndihmë e nivelit qendror, konkretisht nga MIT-ja për projektet lokale është dëshmi se të dyja nivelet kanë bashkëpunim të mirë dhe i kontribuojnë mirëqenies së qytetarëve pa dallim bindjesh politike dhe se kjo praktikë duhet vazhduar. Ai shtoi se Gjilani po e merr vëmendjen e merituar, e cila ka munguar më herët.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.