DYLON

Gjilani me “trup” në Ferizaj për fitore, e me “sy e vesh” (për rezultat) kah Prishtina, po e kërkon Evropën!

Gjilani me “trup” në Ferizaj për fitore, e me “sy e vesh” (për rezultat) kah Prishtina, po e kërkon Evropën!
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani, ka përmbyllur seancën e fundit stërvitore me klimë pozitive dhe që ka udhëtuar për në Ferizaj për tu ballafaquar me skuadrën vendëse, në një takim që përveçse mbyll ciklin futbollistik 2024/25, ka një rëndësi të madhe për kuqebardhët e Gjilanit.

Fitorja eventuale në Ferizaj, bënë që skuadra gjilanase të jetë  me “sy e vesh”, ka kryeqendra ku në kuadër të javës përmbyllëse të këtij edicioni, kemi ballafaqimit  Prishtina – Malisheva, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Fitorja eventuale e Prishtinës ndaj Malishevës do t’i jepte peshë fitores së Gjilanit në Ferizaj, për ta kërkuar suksesin evropian. Siç dihet, aktualisht Malisheva është e treta në tabelë (vend që dërgon në garat evropiane), me 52, pikë, Gjilani është i katërti me 50 pikë.

Përndryshe, kur jemi te skuadra, drejtuesit e klubit kanë thënë se e gjithë skuadra pritet të jetë në dispozicion për këtë ndeshje sikurse asnjëherë më parë, derisa me shumë besim pritet kjo përballje, pasi që mundësia për të qenë pjesë e fazës së eleminatorieve në Ligën e Konferencës është ende prezentë, transmeton 2LONLINE.com.

“Nuk e kemi fatin në dorën tonë, por ne duhet ta kryejmë detyrën. Ndeshjen ndaj Ferizajt duhet t’i qasemi me seriozitet dhe përkushtim maksimal. Për ne si klub është e rëndësishme ta fitojmë ndeshjen e nesërme dhe të presim rezultatet e tjera”, kishte thënë, ditë më parë, Ardian Nuhiu, trajneri i skuadrës kuq e bardhë.

Edhe futbollisti i SC Gjilanit, Armend Thaqi kishte thënë se nuk do dorëzohen deri në fund. “Kemi patur një edicion të vështirë dhe për këtë jemi të vetëdijshëm. Nuk e kemi fatin në dorën tonë, megjithëse ne duhet të bëjmë detyrën tonë në ndeshjen ndaj Ferizajt”, është shprehur Thaqi.

Përndryshe, dueli ndërmjet Ferizajt dhe Gjilanit do të zhvillohet në stadiumin ndihmës në Ferizaj me fillim nga ora 16:00.