DYLON

Gjilani me plan kontingjent për menaxhimin e situatave në rast të ndonjë fluksi të refugjatëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është mbledhur grupi punues i cili është themeluar kohë më parë me vendim të kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili, formalisht ka zyrtarizuar planin kontingjent për menaxhimin e situatës në rast të ndonjë fluksi të refugjatëve nga Lindja e afërt.

Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu, i ka thënë grupit punues se përmes këtij plani në mënyrë të detajuar janë paraparë situata dhe menaxhimi i tyre për pritjen dhe akomodimin e fluksit të mundshëm të refugjatëve.

EkoHigjiena

Përndryshe, bartës i hartimit të këtij plani ka qenë Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndërsa si pjesë e grupit janë angazhuar të gjitha subjektet komunale relevante që ligji i obligon në situata emergjente, duke përfshirë edhe Kryqin e Kuq, Policinë e Kosovës dhe FSK./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.