DYLON

Gjilani me fitore iu shmang barazhit

Gjilani me fitore iu shmang barazhit
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani e ka përmbyll me fitore këtë edicion të garave duke mundur Prishtinën e Re me rezultat 3:2. Fitorja ishte e rëndësishme për skuadrën gjilanase për t’iu shmangur pozitës së tetë, atë të barazhit.

Gjilani përmbylli kampionatin me 51 pikë, për tu renditur në pozitën e pestë të tabelës së klasifikimit.

EkoHigjiena

Pra, sot u zhvilluan ndeshjet e javës së fundit në Superligë ne Kosovës në Futboll, ku në fokus ishin takimet që përcaktonin pozitën e Barazhit. Llapi, përkundër fitores, do të jetë skuadra që do ta kërkojë mbetjen në Superligë përmes duelit në barazh që do të jetë me skuadrën e Dinamo-s nga Ferizaj, që synon inkuadrimin në elitë.

Përndryshe ja të gjitha rezultatet e javës së 36-të, të fundit të SUperligës:

Gjilani – Prishtina e Re  3:2
Prishtina – Drenica 1:2
Dukagjini – Ballkani 1:0
Ferizaj – Llapi 2:3
Malisheva – Drita 3:2

Kujtojmë se Drita është kampioni i këtij sezoni derisa nga Liga largohen Ferizaj dhe Prishtina e Re. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.