DYLON

Gjilani me donatorët shpërndan 1750 kilogram mish për 350 familje në nevojë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan dhe në bashkëpunim me donatorin shoqatën “Bereqeti”, kanë shpërndar sot 1750 kilogram mish për 350 familje me gjendje të rëndë sociale.

Nga këto ndihma ka përfituar edhe organizata joqeveritare “Pema”, “Handikos” sikurse edhe Shoqata e Shurdhmemecëve.

EkoHigjiena

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, përkatësisht Qendra për Punë Sociale në Gjilan, zotohet se do të angazhohet edhe në të ardhmen për rritjen mirëqenies së qytetarëve të Gjilanit, të cilët janë vuajnë nga gjërat elementare./2L ONLINE/