DYLON

Gjilani me donatorët shpërndajnë 200 pako ushqimore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Gjilanit ka pranuar sot një donacion prej 200 pakove ushqimore nga organizata “Islamic Relief”, të cilat ua ka shpërndarë familjeve në nevojë.

Pas shpërndarjes së këtyre pakove, drejtori i Shëndetësisë, Nexhat Hajrullahu, e ka falënderuar organizatën e sipërpërmendur për këtë donacion, i cili si i tillë ua lehtëson jetën familjeve në nevojë.

EkoHigjiena

Gjatë këtij muaji, Komuna me donatorët ka shpërndarë edhe dhjetëra pako të tjera ushqimore për familjet me gjendje të rëndë sociale, derisa javën e ardhshme pritet të shpërndaj edhe pako të tjera. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.