DYLON

Gjilani me 3 nëntor i tha jo më keqqeverisjes në Kosovë!

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Zgjedhjet e 3 nëntorit kanë vërtetue se LDK-ja dhe filozofia Rugoviane gjithnjë e më shumë po rikthehen në mendjen dhe bindjet politike tek shumica e popullit të Kosovës, të bindur se ajo është forca e vetme politike e cila dinë dhe mundet me e ndalë të keqen e madhe e cila në gjashtë vitet e fundit e ka kaplue tërë vendin.

Më një fjalë, po rikthehet shpresa dhe besimi i qytetarëve tanë, se LDK-ja ka vullnet politik dhe kombëtar dhe e cila është e aftë t’i sigurojë një të ardhme më të mirë popullit, gjë e cila u dëshmue qartë gjatë krejt kohës së fushatës parazgjedhore gjithandej Kosovës, dhe në veçanti në Anamoravë.

EkoHigjiena

Sepse, shumica e popullit në Gjilan votën e vetë ia ka dhënë LDK-së dhe kryetarit të saj Lutfi Haziri, dhe, tani mbetët që më 1 dhjetor të vërtetohet në mënyrë plebishitare që z. Haziri nga kjo datë do të jetë kryetari i shumicës absolute të qytetarëve të kësaj komune.

Prandaj, çdo kalkulim apo forma tjera për ta devalvuar procesin e votimit të lirë të qytetarëve në këtë ditë, do të jetë i kot dhe i destinuar për dështim.

Anëtarësia e LDK-së dhe qytetarët në Gjilan e ka konfirmue bindshëm fitoren e saj, qoftë përmes votës, qoftë me pjesëmarrjen masive në tubimet elektorale, sikur që u vërtetue në festën e 3 nëntorit, kur qyteti i Gjilanit festonte për ndryshimet politike që po ndodhnin atë ditë historike për Kosovën.

Pra, fitorja e LDK-së në Gjilan më 1 dhjetor do të jetë sihariqi më i mirë për gjithë Kosovën e stërkequr nga keq qeverisja e pozitës politike në pushtet..!/2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.