Gjilani me 146 raste aktive me Covid-19

Gjilani me 146 raste aktive me Covid-19

Komitetit Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, është njoftuar të premten për 9 raste të reja pozitive, por fatmirësisht 11 persona janë shëruar plotësisht.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se numri total i të prekurve me COVID-19 është 482, prej tyre janë shëruar 320, 146 raste janë aktive, 41 pacientë në hospitalizim, ndërkaq që 16 kanë vdekur.

Haziri tha se Gjilani është duke pritur rezultatin edhe të 28 mostrave, të dative 28 dhe 29 korrik.

“Le të vazhdojmë drejt shërimit më të madh dhe t’i ulim rastet me infeksion. Bashkë dhe vetëm me lojalitet ia dalim”, ka thënë Haziri.

KOMENTE