DYLON

Gjilani mbyll bashkëpunimin edhe me Leonit Abazin

Gjilani mbyll bashkëpunimin edhe me Leonit Abazin
Avatar photo Redaksia

“SC Gjilani e falënderon Leonit Abazin për kontributin e dhënë në fanellën kuq & bardh, duke i uruar sukses në vazhdim. Mbrojtësi i krahut nuk është më pjesë e jona, pasi me përfundimin e sezonit 2025/26 ka skaduar kontrata e tij me klubin”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit “kuq e bardh”.

U mësua se pas një periudhe bashkëpunimi, palët ndahen me respekt dhe mirënjohje të ndërsjellë për rrugëtimin e përbashkët, duke i uruar njëra-tjetrës suksese në vazhdim.

EkoHigjiena

Abazi u bashkua me ekipin e Gjilanit edicionin që përfundoi, teksa u paraqit në dy ndeshje zyrtare kampionale, atë ndaj Dukagjinit dhe Prishtinës së Re, në pjesën e dytë të kampionatit.

“Sport Club Gjilani e falënderon Leonit Abazin për kontributin e dhënë me fanellën kuqebardh, për profesionalizmin e treguar gjatë gjithë kësaj periudhe dhe i uron shëndet, mbarësi dhe shumë suksese në vazhdimin e karrierës”, thuhet në njofitm.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.