• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Gjilani mban sesionin informues për grantet për gratë ndërmarrëse në efiçiencë dhe teknologji

Redaksia 2LONLINE 26 Maj, 2021 3 min
 Gjilani mban sesionin informues për grantet për gratë ndërmarrëse në efiçiencë dhe teknologji

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, ka mbajtur sot sesionin informues për grantin që është i dedikuar për mbështetjen e sektorit privat, konkretisht gratë në biznes, që për qëllim ka efiçiencën e energjisë, teknologjinë e avancuar dhe planifikimin e qëndrueshëm.

Kjo skemë e granteve financohet nga Fondacioni “Mileniumi i Kosovës” me bashkëfinancim nga Komuna e Gjilanit, ndërsa zbatohet në partneritet me organizatën gjermane “Help”. 

Valbona Tahiri, drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik, ka konfirmuar gatishmërinë e Komunës së Gjilanit që gjatë këtij procesi sa është e hapur thirrja për aplikim, do të jenë asistues dhe mbështetës direkt të grave aplikuese në mënyrë që të ketë sa më shumë përfituese.

“Ne gjithmonë kemi qenë mbështetës të sektorit privat dhe të bërit biznes. Fal skemës së granteve dhe partneritetit të fuqishëm me organizatën gjermane “Help”, Komuna e Gjilanit është mbështetëse dhe në këtë aspekt dhe përpos bashkëfinancimit, do të jemi asistues dhe shpresojmë që të kemi sa më shumë gra përfituese. Është koha e limituar për të dorëzuar aplikacionet prandaj inkurajojmë të gjitha gratë ndërmarrëse apo ato që planifikojnë të hyjnë në biznes që ta shfrytëzojnë maksimalisht kohën e mbetur për aplikim”, ka theksua Tahiri.

Ndërsa, Antigona Krasniqi, nga organizata gjermane “Help”, ka elaboruar në detaje grantin dhe mënyrën e aplikimit duke sçaruar në detaje mënyrën e aplikimit, përparësitë dhe domosdoshmëritë që ka gjatë aplikimit për grant dhe bashkëpjesëmarrjes.

“Grantet janë me pjesëmarrje financiare prej 15 për qind dhe kjo është vetëm për të garantuar qëndrueshmërinë e grantit. Vlera më e lartë e grantit është 3 mijë euro dhe varësisht nga nevojat tuaja mund aplikoni me vlerën e kërkuar. Aplikacionin dhe mënyrën e aplikimit e gjeni në linkun: https://help-kosovo.org/%C3%ABomen-in-energy-simple…/” ka thënë ajo.

Afati i fundit për aplikim në fushën e efiçiencës dhe teknologjisë është data 4 qershor 2021, deri në orën 22:00. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktule efiçiencë Gjilani gratë ndërmarrëse HELP sesionin informues teknologji
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Vazhdim i kampanjës vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion

1 Korrik, 2022
Gjilan

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të

1 Korrik, 2022
Nacionale

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Vazhdim i kampanjës vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion

1 Korrik, 2022

Hyseni: Përkushtimi i përbashkët me Ministrin e Bujqësisë po i sjell Gjilanit një bashkëpunim konkret në sektorin e bujqësisë dhe turizmit

29 Qershor, 2022

Zeka: Do ta djersiti me krenari këtë fanellë

24 Qershor, 2022

Hyseni: Erdhëm së bashku në një marsh që nuk është parë që nga paslufta, për t’i nderuar dëshmorët

15 Qershor, 2022

FK LIEPAJA vs SC GJILANI

14 Qershor, 2022

Kryetari Hyseni pret një grup biznesmenësh nga Turqia, i njofton për mundësitë dhe potencialet që ofron Gjilani për investitorët e huaj

10 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com