DYLON

Gjilani mban koncert për fëmijë në nderim të mërgimtarëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të Muajit të Mërgimtarëve, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, është mbajtur sot një koncert për fëmijë, ku shumë fëmijë që jetojnë në Gjilan dhe në mërgatë u argëtuan me disa pika muzikore të interpretuar nga artistët e rinj.

Në emër të kryetarit Haziri dhe të Kuvendit Komunal, koncertin e ka përshëndetur kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila tha se ndjehet e privilegjuar që sot po u drejtohet fëmijeve gjilanas.

EkoHigjiena

“Po ndihem shumë e privilegjuar që po e bëjë hapjen e këtij koncerti. Gjilani çdo ditë shënon aktivitete të mrekullueshme, duke u bërë qytet i kulturës, qytet i bashkatdhetarëve, qytet i sportit e zhvillimit ekonomik. I gjithë ky sukses i takon kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, për angazhimin dhe përkushtin e tij të palodhshëm. Ju uroj për këtë koncert dhe kalofshi çaste të këndshme”, ka thënë Bunjaku Rexhepi.

Ndërkaq, në mbrëmje mbahet gala koncerti Rock & Popullore, tek platoja para teatrit të qytetit dhe nis në ora 19:00.​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.