DYLON

Gjilani mban dëgjim publik për planifikim të buxhetit në Cernicë, Livoç i Ulët dhe Llashticë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në vazhdën e planifikimit të buxhetit për vitin 2017 dhe vlerësimet e hershme 2018-2019, Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Gjilanit së bashku me Komitetin për Politikë dhe Financa, ka mbajtur degjim publik në fshatrat, Cërnicë, Livoç i Ulët dhe Llashticë.

Pas prezantimit të buxhetit të Komunës për vitin 2017 nga ana e drejtorit pëtr Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi, qytetarët e këtyre fshatrave kanë paraqitur kërkesat për investimet kapitale, të cilat mungojnë në lokalitetet e tyre.

EkoHigjiena

Maliqi ka shprehur zotimin se të gjitha kërkesat e qytetarëve do të shqyrtohen me kujdes, në mënyrë që të futen në implementim sipas mundësive buxhetore.

Drejtori Maliqi ka bërë të ditur se do të vazhdohet me dëgjimet publike në Bresalc dhe Ponesh të mërkurën (sonte), derisa ditëve tjera në Dobërqan, Pogragjë, Zabel të Sahit Agës dhe Dheu i Bardhë.

Në këto dëgjime buxhetore po asiston edhe Zyra Regjionale e OSBE-së në Gjilan. Më herët janë mbajtur dëgjime publike për buxhetin edhe në fshatin Kmetoc dhe Malishevë. ​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.