DYLON

Gjilani largon deponinë e egër në lagjen Bujana

Gjilani largon deponinë e egër në lagjen Bujana
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit, në kuadër të ruajtjes së hapësirës publike, ka hequr një deponinë të egër në lagjen Bujana.

Nënkryetari Arbër Ismajli, i cili ka qenë në terren, ka thënë se do të vazhdojnë ta pastrojnë qytetin nga të gjitha deponitë e egra.

“Jam i bindur që nuk janë hudhur nga banorët e kësaj lagje. Apeloj që të ketë kujdes dhe të mos hidhen mbeturinat kudo. Kjo që po shohim në qendër të qyteti, është e pafalshme. Për gjashtë muajt e ardhshëm ne e kemi shpallur aksion të pastrimit të qytetit”, ka thënë Ismajli.​

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.