DYLON

Gjilani lanson platformën online për rini

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Njësia për Rini e Komunës së Gjilanit ka lansuar sot platformën për strukturën rinore, në të cilën mund të gjenden informacionet më të rëndësishme për këtë sektor.

Në kuadër të vegëzës, e cila gjendet ne ueb faqen zyrtare të Komunës me emërtimin Gjilani Rinor, të rinjtë e Gjilanit do të mund të informohen për aktivitetet e këtij sektori, organizatat rinore, KVRL, Qendra Rinore, Parlamenti Studentor e Këshilli i Nxënësve.

EkoHigjiena

Si element i rëndësishëm i kësaj platforme është rubrika Fol me Kryetarin, ku të rinjtë mund ta kontaktojnë direkt të parin e Komunës dhe të marrin përgjigje varësisht nga interesimet e tyre./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.