Gjilani kryen përgatitjet për miqësoren në Zvicër

Gjilani kryen përgatitjet për miqësoren në Zvicër

Mëngjesin e së premtes SC Gjilani ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para nisjes së ekuipazhit kuq e bardh në Zvicër.

Gjilani do të zhvillojë miqësore me Schaffhausen më 8 shtator, nga ora 16:00.

Klubi gjilanas njofton për më tepër detaje:

Sot me skuadrën punën e ka rifilluar edhe Muhamet Useini, i cili ka lënë prapa lëndimin në ndeshjen kundër Ferizajit, lëndim që e mbajti atë larg fushës për disa ditë.

Vlenë të ceket mungesa e Ylli Shametit i cili nuk do të udhëtoj me skuadrën drejt Zvicrës, me ç’rast ai po rikuperohet nga një lëndim muskulor.Shameti pritet që para ndeshjes së javës së katërt kampionale, kundër Drenicës, ti riktheht punës me skuadrën e Gjilanit.

Kujtojmë se skuadra e Gjilanit nesër do të udhëtoj drejt shtetit të Zvicrës, ku ditën e diele do të ndeshet me ekipin nga Liga e Dytë zviceriane, FC Schaffhausen.

KOMENTE