Gjilani kryen detyrën
(2L ONLINE)- Gjilani e ka kryer detyrën përballë Kosovës së Prishtinës (3:0), në takimin e mbetur të javës së 10-të, në Ligën e Parë. Me këtë tre pikësh gjilanasit kanë rrëmbyer pozitën e dytë me 22 pikë të tubuara.
Skuadra e Gjilanit ka arritur të shënoj fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Kosovës së Prishtinës me rezultat 3:0. Me këtë fitore futbollistët e trajnerit Musa Selimi ngjiten në pozitën e dytë me 22 pikë të tubuar një pik më pak se Llapi që po kryeson në tabelën e klasifikimit.
Ndeshja
Me të filluar takimi mysafirët imponuan lojën e tyre dhe që në minutën e tetë kanë mundur të vijnë në epërsi sikur Vllaznim Jasharit të ishte më preciz me goditjen e tij e cila për pak sa nuk e gjeti cakun. Dy minuta më vonë Filonit Shaqiri për mrekulli shërben Vllaznim Jasharin në zonën e rreptësisë i cili me gjakftohtësi plason goditje të saktë për 1:0. Të vetmin rast në pjesën e parë vendasit e patën në minutën e 20 kur Florent Zeqiri tenton të befasoj portierin mysafir Maloku me një goditje nga distanca mirëpo topi për pak kaloi mbi port. Deri në përfundim të pjesës së parë gjilanasit rrezikuan edhe një herë Shaqiri i cili edhe pse ishte në pozitë ideale për të shënuar goditja e tij përfundon jashtë kornizave të portierit vendas Rexhepi.
Golat e pjesës së dytë
Gjithçka njëjtë ishte edhe në 45 minutat e dytë të këtij takimi. Skuadra gjilanase e kontrolloi ndeshjen me me mjaft sukses realizoi edhe dy gola të tjerë. Paraprakisht mundësi për të realizuar e kishte Ilir Blakçorri që nuk shënon përballë Rexhepit.
Por, goli nuk do vononte shumë dhe ai do të vinte përmes Visar Sermaxhajt në minutën e 63-të. Mesfushori pasi pranon një top nga Kosumi me një goditje precize brenda zonës e detyron portierin Rexhepi që për herë të dytë të nxjerr topin nga rrjeta.
Futbollistët e Kosovës së Prishtinës rastin më të mirë për të shënuar të paktën golin e nderit e patën përmes zëvendësuesit Kushtrim Krasniqi i cili edhe pse del i vetëm me portierin Maloku nuk ja del të shënoj gol pasi ky i fundit reagon për mrekulli duke evituar gol të sigurt. Deri në përfundim të këtij takimi Gjilanasit shënojnë edhe një herë kësaj radhe në listën e shënuesve regjistrohet edhe Besart Morina i cili pasi shërbehet për mrekulli nga bashkëlojtari i vetë Shaqiri nga afërsia tundë rrjetën e portierit Rexhepi për 3:0.
Kosova (P) – Gjilani 0:3
Stadiumi i 2 Korrikut në Prishtinë .
Shikues: 100.
Gjyqtar: L.Fejza, H.Osmani, B.Berisha.
KV:Uka, Terrnava, Krasniqi – Sermaxhaj, Shaqiri
Shenues: Vllaznim Jashari 10’, Visar Sermaxhaj 63’, Besart Morina 85’. Lojtar i ndeshjes Vllaznim Jashari.
Kosova (P): Rexhepi, Uka, Terrnava, Kryeziu, Zeka (Pajaziti), Bregovina (K.Krasniqi), S.Krasniqi, Bllaca, Hyseni, Zeqiri, Luta(Llumnica). Trajner: Naim Pevqeli.
Gjilani: Maloku, Arifi, Maliqi, Hyseni, Sermaxhaj (Ramadani), Kosumi, Mustafa, Morina, Shaqiri, Jashari (Iberdemaj), Blakqoiri (Ferati). Trajner: Musa Selimi.
/Drilon SYLEJMANI /2L ONLINE/
/fotoarkivi/
