DYLON

Gjilani kërkon mbështetje nga USAID-i për organizimin e panairit regjional

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtorët e programeve të USAID-it amerikan, Amy Denkenber i AKT US dhe Artan Avdiu i AKT LS, kanë vizituar sot Komunën e Gjilanit, ku janë pritur nga shefi i kabinetit të kryetarit Haziri, Arbër Ismajli.

Në këtë takim është biseduar për mbarëvajtjen e projektit të USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku dhe për koordinim të aktiviteteve në vazhdim.

EkoHigjiena

Ndër të tjera, në këtë takim Ismajli ka kërkuar nga USAID-i që të mbështesë organizimin e Panairit Regjional për promovimin e produkteve vendore “Gjilani 2015”, kërkesë e cila mbetet të shqyrtohet nga përfaqësuesit e programeve të USAID-it në ditët në vazhdim./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.