Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë ka kërkuar mbështetje nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në vlerë prej 45 mijë euro, për t’ua kompensuar bujve dëmet të shkaktuara nga breshëri më 14 dhe 26 qershor.
Drejtoria për Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka thënë se Komuna nuk ka mundësi t’ua kompensoj shumën e sipërpërmendur, prandaj i janë drejtuar ministrisë përkatëse.
Ramadani theksoi se menjëherë pas rënies së breshërit ka themeluar komisionin profesional, i cili pas vizitave në terren ka konstatuar se dëmët janë të konsiderueshme dhe i janë dokumentuar Ministrisë së Bujqësisë.
Ai tha se ka shpresë që kjo kërkesë do të merret parasyshë, në mënyrë që t’i dilet në ndihmë bujve të dëmtuar të komunës së Gjilanit, të cilët jetojnë nga kjo veprimtari.