Gjilani, KEDS-i dhe ndriçimi i saj ?
(2L ONLINE) – Gjilanin, siç jemi duke e parë ditëve të fundit, e ka kapluar terri (Mungesa e ndriçimit) edhe pse sado i vogël që ka qenë. Siç duket edhe komuna e Gjilanit po e ka të vështirë që t’i paguaj borxhet për shkak të çmimeve të larta të faturave të KEDS-it.
Shkruan: Luan SELISHTA
Në këtë rast dua të bëjë një propozim që do të ishte në ndihmë të komunave si dhe në favor të mundësive për të paguar obligimet ndaj KEDS-it, pa e shpenzuar fare buxhetin aktual të komunës.
KEDS-I , pasi vërtet po konsiderohet mjaftë rigoroz dhe tendencioz që me ç’do kusht vetëm të bëjë inkasimin, pa pasur fare në konsideratë gjendjen ekonomike në Kosovë si dhe duke mos pasur fare në konsideratë pasojat që mund të kenë qytetarët si rezultat i mungesave të ndriçimit kudo, në brendi dhe rrethinë të qytetit , atëherë Komuna e Gjilanit do të duhej të veprojë me këtë alternativë:
Të bëjë regjistrimin e të gjitha shtyllave elektrike që gjenden nën administrimin e komunës së Gjilanit si dhe të detyrojë KEDS-In që të paguaj një shumë të caktuar për ç’do shtyllë elektrike e cila është e vendosur në pronë publike duke mos anashkaluar, në disa raste edhe pronat private.
Kjo do të mundësonte që Komuna e Gjilanit të krijonte të hyra të reja dhe nga këto të hyra do të mundësohej pagesa e faturave të KEDS-it.
Përveç, kësaj mendoj që në të ardhmen KEDS-I , do të detyrohet të hartoj plane të veçanta në hartimin e rrjeteve të reja për shtrirjen e energjisë elektrike, duke ditë që për ç’do shtyllë elektrike KEDS-i do të detyrohet të paguaj tatim mbi shfrytëzimin e pronës komunale, Kjo do ta detyronte KEDS-In të hartojë plane në zgjerimin e energjisë elektrike me rrjete nëntokësore si në vendet të ndryshme perëndimore .
Ndryshe, sot, për çdo shfrytëzim të pronës publike komunat në tërësi do të duhet të përdorin politikat e tyre gjeneruese të cilat do të luanin rol të veçantë në grumbullimin e të hyrave . /2L ONLINE/
Autori është ekonomist i diplomuar & student i vitit të tretë Juridik në UP
