/2L ONLINE/ – Në demokraci opozita ka rol dhe përgjegjësi që pushtetit t’i bëjë presion, në mënyrë që ai të jetë sa më transparent dhe të punojë për interesa të qytetarëve, të zbatoj ligjet dhe të japë llogari për vendimet që merr. Pushteti aktual i dalë nga zgjedhjet e fundit në Komunën e Gjilanit përbëhet nga Partia LDK, si parti fituese e cila është në koalicion me AAK-në si dhe me disa parti të vogla, kurse në opozitë kemi PDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Zgjedhjet e fundit ishin përshkruar me një tension mjaft të lartë, sidomos ndërmjet kandidatit të LDK-s dhe PDK-s, ku kryetari aktual Lutfi Haziri i kishte fituar zgjedhjet e fundit me rezultat mjaft të lartë . Shumë njohës të zhvillimeve politike ndanin mendimin se fitorja e kryetarit Haziri kishte ardhur më shumë si rezultat i inercionit ndaj PDK-s ku qytetarët e dënuan këtë parti, e cila kishte udhëheqë në dy mandate. PDK po ashtu kishte hyrë në zgjedhjet e fundit edhe e përçarë, nuk dihej kandidati deri minutën e fundit kjo situatë ndikojë shumë në elektoratin e PDK-s i cili dukej i pashpresë.
Sot Opozita në Gjilan është mjaftë pasive në rolin që do të duhej ta kishte si Opozitë. Lëvizja Vetëvendosje është kryesisht e orientuar në politika nacionale dhe shumë pak apo aspak e preokupuar me jetën e përditshme të qytetarit me hallet dhe problemet e tij. Duke pasur si prioritet politika si bashkimi kombëtar, demarkacioni, asociacioni etj,Vetëvendosje në Gjilan nuk po gjen kohë sa duhet ta mbikëqyrë pushtetin të ngrit zërin e sajë në mbrojtjen e interesave të qytetarëve, sepse e ka edhe obligim, pasi që i ka marr votat e qytetarëve për t’i mbrojt interesat e tyre.
PDK ende nuk është këndellë edhe pse në këtë parti është zgjedhë kryetari ri i degës në Gjilan, ai si duket ende nuk po arrin ta konsolidojë këtë parti në mënyrë që të jetë më dinamike në rolin e sajë Opozitarë. Kryetari ri i PDK-s si duket po e ka të vështirë për tu ambientuar me postin e kryetarit të degës, ku si duket ai nuk po e konsideron, të nivelit të tij, marrjen me angazhime lokale me përditshmërinë e njerëzve të thjeshtë, duke qenë se, deri më tani kryetari degës të PDK-së, Zenun Pajaziti, ka pas vetëm poste në nivel qendror.
Komuna e Gjilanit ka shumë probleme si në infrastrukturë ashtu edhe me menaxhim, ku kohëve të fundit hovi i ndërtimeve të larta po e rrezikon seriozisht funksionalitetin e Qytetit. Na kujtohet në fushatën e fundit ku kandidatet akuzonin njëri tjetrin për pamjen e qytetit, kryetari aktual e akuzonte kundërkandidatin e tij Qemajl Mustafën se e ka bo qytetin si Kandahar, por mjerisht kryetari aktual e ka lejua Qytetin të shndërrohet në Xhungël prej betoni ku në të ardhmen do të jetë e vështir të jetohet në këtë kaos urbanistik.
Sot për mes ndërtimeve të larta bëhet shpëlarja më e madhe e parasë së pistë në botë. Nuk kisha dashtë që qyteti im të bëhet vend ku mafia e ndërtimit qarkullon parat e pista. /2L ONLINE/