• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Gjilan Info+ Kamenicë Viti

Gjilani, Kamenica e Vitia nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për mbështetjen financiare të strehimores rajonale Liria

Kimete Ibrahimi 24 Maj, 2021 3 min
 Gjilani, Kamenica e Vitia nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për mbështetjen financiare të strehimores rajonale Liria

Me iniciativë të Zyrës rajonale të OSBE’së në Gjilan, është nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi me tri komuna, Gjilanin, Vitinë dhe Kamenicën, për ofrimin e mbështetjes financiare për strehimoren rajonale Liria, e cila strehon viktimat e dhunës në familje nga këto tri komuna.

Memorandimin e mirëkuptimit e kanë nënshkruar kryetarët, Lutfi Haziri (Gjilan), Qendron Kastrati (Kamenicë) dhe Hasan Alia, nënkryetar i Vitisë, sipas të cilit kontributi financiar i Gjilanit për vitin 2021 është 10 mijë euro, Kamenica ndan 4 mijë euro, ndërkaq Vitia 2500 euro.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati dhe nënkryetari i Vitisë, Hasan Alia, kanë falënderuar Zyrën rajonale të OSBE’së për iniciativën që ky memorandum për mbështetjen e qendrës Liria ta sheh dritën sot.

Kryetari Haziri tha se Komuna e Gjilanit ka vullnetin maksimal për ta mbështetur strehimoren Liria, duke thënë se ne jemi bashkë për të ofruar mbështetje funksionim më të mirë të kësaj qendre.

“Fatkeqësisht, është që dhuna në familje në pandemi është rritur dhe duhet të punojmë bashkërisht që jenë raste të izoluara dhe të punojmë edhe më shumë në mbrojtje dhe njëkohësisht edhe në vetëdijësim që sa më pak raste të shënohen në regjionin tonë”, tha Haziri.

“Komuna është e vendosur në ofrimin e të gjitha shërbimeve profesionale, që nga punëtorët social e deri të psikologët. Sa më shumë zhvillohen shoqëritë tona, aq më të mëdha janë edhe problemet. Angazhimi i OSBE’së është në funksion të bashkëpunimit me ne dhe në kuadër të kësaj, Komunat e kanë më të lehtë edhe trajtimin e këtyre rasteve”, shtoi Haziri. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale Gjilan Hasan Alia kamenice Komunat Lutfi Haziri memorandum Qendron Kastrati Viti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

4 Korrik, 2022
Art/Kult

PLEPISHTA E FËMIJËRISË

4 Korrik, 2022
Nacionale

Ja cilat vendime i mori sot Qeveria e Kosovës

4 Korrik, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti mirëpriti delegacionin nga shteti i Iowa-s

4 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Fushata e korrje-shirjeve në Gjilan do të fillojë më 10 korrik

4 Korrik, 2022

Policia: Goditet grupi kriminal, arrestohen tetë të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar

4 Korrik, 2022

Arrestohen për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe “Posedim i narkotikëve’’

4 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për pesë ditë

4 Korrik, 2022

Në komunën e Vitisë ka filluar fushata e korrje –shirjeve të drithërave të bardha

3 Korrik, 2022

Një orë pune në Kosovë duhet të jetë minimumi 5€

3 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com