Gjilani ka shpërndarë farë misri për 394 fermerë

Gjilani ka shpërndarë farë misri për 394 fermerë

Komuna e Gjilanit nën udhëhëqjen dhe mbështetjen e kryetarit, Lutfi Haziri, pas ngritjes së pemishtes prej 50 hektarësh në partneritet me USAID dhe ndërmarrjen “Calabria”, në kuadër të programit për mbështetjen e bujqësisë ka edhe shumë projekte e programe të tjera për vitin 2017, thuhet në njoftimin e komunës.

Sot, 394 fermerë të komunës së Gjilani kanë përfituar farë misri për mbjelljet pranverore të cilësisë së lartë dhe shumë të përshtatshme për tokën e Gjilanit.

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani, tha se mbështetja për bujqësinë do të jetë edhe më e madhe gjatë këtij viti dhe vitet në vazhdim.

“Ky vit ka nisur mbarë në Gjilan. Pranvera ka sjellur në komunën tonë një pemishte me sipërfaqe prej 50 hektarësh, ndërsa tani po bëjmë shpërndarjen e farës së misrit, që planifikohet të mbillen me këtë kulturë, një hapësirë e përgjithshme prej dy mijë hektarësh. Në fokus të sotëm janë fermerët të cilët nuk kanë arritur që të jenë përfitues të subvencioneve të Ministrisë së Bujqësisë, prandaj me mbështetjen e kryetarit Haziri, Komuna e Gjilanit ka marrë përsipër që t’i ndihmoj në këtë mënyrë. Planifikimi i Drejtorisë është që në Gjilan të mbillet çdo pëllëmbë e tokës”, ka thënë Ramadani.

Ai më tej ka informuar fermerët edhe me projektet e radhës që ka Komuna e Gjilanit, sikur që është projekti për pajisje me foli plastike për serra, projekti për sistemin e ujitjes, projekti i konstruksionit të serrave, mekanizimit bujqësor dhe projekte të tjera me shumë rëndësi dhe me mundësi të zhvillimit të bujqësisë.

Nga ana e tyre, bujqit përfitues, e kanë falënderuar kryetarin Haziri dhe Drejtorinë e Bujqësisë për mbështetjen e vazhdueshme për sigurimin e mirëqenies për familjet e tyre.

[pro_ad_display_adzone id=35749]

KOMENTE