DYLON

Gjilani ka shënuar ”Ditën e Kulturës së Gjermanisë”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në shenjë falënderimi për ndihmën e madhe që ka dhënë për Gjilanin dhe Republikën e Kosovës, Komuna e Gjilanit në bashkëkoordinim me organizatën “Agro-Eko” ka organizuar sot “Ditën e Kulturës së Gjermanisë”, në të cilën ka marrë pjesë nënkryetari Rexhep Kadriu, kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi dhe përfaqësues nga jeta institucionale e kulturore e qytetarë të shumtë.

Nënkryetari Kadriu është shprehur me këtë rast se kjo është më e pakta që mund të bëjmë për Gjermaninë, marrë parasyshë ndihmën e madhe që ka dhënë ky shtet për qytetarët e Gjilanit, duke ua bërë jetën më të mirë.

EkoHigjiena

Kadriu tha se Gjermania është njëra nga donatorët më të mëdhenjë në Gjilan dhe Republikën e Kosovës dhe institucionet tona e qytetarët do të jenë gjithmonë falenderuese./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.