DYLON

Gjilani ka pritur delegacionin nga shteti i Turqisë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Valentina Bunjaku- Rexhepi, ka pritur në një takim grupin nga diaspora, respektivisht përfaqësuesit nga Qendra Kulturore e Kosovës në Stamboll, të cilët janë me prejardhje shqiptare, por që jetojnë dhe veprojnë prej vitesh në Turqi.

Kjo vizitë është realizuar në kuadër të Ministrisë së Diasporës, e cila është duke u kujdesur për kulturën, arsimin dhe gjuhën, për shqiptarët të cilët janë në mërgim, e posaqërisht për shqiptarët në Turqi, si një grup jashtzakonishtë i madh i shtrirë në gjithë Turqinë.

EkoHigjiena

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se Kosova, respektivisht Gjilani është në lidhje të fuqishme me Turqinë dhe me Komunat atje, përmes lidhjeve familjare, bashkëpunimit në fusha të ndryshme e posaqërisht në arsim por edhe në projekte të ndryshme dhe të përbashkëta.

“Mikëpritja e Gjilanit nuk do të mungoj asnjëherë. Lidhjet e Gjilanit dhe të komunave të ndryshme të Turqisë janë të natyrshme, për shkak të lidhjeve familjare që kanë familjet gjilanase me ato në Turqi. Lidhje të fuqishme të Gjilanit janë edhe sa i përket nivelit arsimor, pra mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollave të Gjilanit me ato nga Turqia. Me mbështetjen e kryetarit Haziri, qeverisja e Gjilanit ka përkushtimin dhe gatishmërinë maksimale për t’u kujdesur edhe në aspektin e promovimit kulturor, arsimor dhe social mes dy shteteve”, ka thënë ajo ndër të tjerash duke theksuar bashkëpunimin e mirë me komunitetin turk në Gjilan dhe me forcat e KFOR-it gjithashtu.

Bunjaku-Rexhepi delegacionin e ka informuar edhe me historikun e shkurtër të Gjilanit në përgjithësi, popullësinë, grupet etnike, zhvillimin ekonomi, arsimor dhe kulturor, dhe aspekte të tjera me rëndësi të cilat e identifikojnë Gjilanin si kryeqendër e lindjes së Kosovës.

Ndërsa nga ana e tij Qamil Bytyqi, drejtor i Qendrës Kulturore të Kosovës në Stamboll, ka thënë se ministria e Diasporës ka organizuar kurse për mësimin më të mirë të gjuhës shqipe nëpër disa qytete të mëdha në Turqi, si në Bursa, Stamboll dhe qytete të tjera kah është numri më i madh i shqiptarëve. Ai ka përshkruar vizitën e tyre, duke precizuar se në kuadër të kësaj vizite është vizituar shteti i Shqipërisë, pastaj regjione të ndryshme të Kosovës.​/2L ONLINE/