DYLON

Gjilani ka nisur shpërndarjen e faturave të tatimit në pronë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE / – Drejtoria për Buxhet dhe Financa, respektivisht sektori i Tatimit në Pronë, njofton të gjithë qytetarët se ka nisur shpërndarja e faturave të Tatimit në Pronë dhe pritet që deri me datën 30 prill të bëhet shpërndarja në gjithë hapësirën e Komunës së Gjilanit.
Siq është bërë e ditur faturat do të shpërndahen përmes Postës së Kosovës.

Ndërsa të gjithë ata të cilët janë të pakënaqur, apo kanë vërejtje, mund të bëjnë ankesë në Qendrën për Shërbim me Qytetarët, deri me datën 30 prill 2016, që është në objektin e Administratës së Përgjithshme.

EkoHigjiena

Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që të bëjnë pagesën e Tatimit në Pronë në mënyrë që të mos preken nga ndëshkimet dhe kamata. Ai poashtu ka bërë të ditur se të gjitha mjetet e grumbulluara nga Tatimi në Pronë, përsëri kthehen tek qytetarët përmes projekteve dhe Investimeve Kapitale. /2L ONLINE/