DYLON

Gjilani ka aktualisht 168 raste aktive me COVID-19

Gjilani ka aktualisht 168 raste aktive me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, i cili është udhëhequr nga nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur sot takimin e radhës për vlerësimin e situatës me virusin në këtë komunë.

Nënkryetari Ismajli ka njoftuar se aktualisht janë 168 raste aktive me COVID-19, duke bërë apelin për respektimin e masave kundër përhapjes së virusit, bartjen e maskave dhe mosgrumbullimin.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: Nga 9113 mostra, 3395 kanë rezultuar pozitivë, 3123 janë shëruar, 105 kanë ndërruar jetë, raste aktive janë 168, të konfirmuar me COVID-19 në hospitalizim janë 19 persona dhe 109 mostra në pritje për rezultat.

EkoHigjiena

Përndryshe, në Komitetin komunal të Gjilanit, i cili është themeluar më 13 mars 2020, janë të përfshira institucionet lokale dhe rajonale, shëndetësia primare dhe sekondare, Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, Policia e Kosovës, zjarrfikësit, Qendra 112 e Kryqi i Kuq. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.