DYLON

Gjilani ka aktualisht 124 raste aktive me COVID-19, apelohet për kujdes maksimal

Gjilani ka aktualisht 124 raste aktive me COVID-19, apelohet për kujdes maksimal
Avatar photo Redaksia

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e drejtorit për Shëndetësi, Selami Xhemaili, ka mbajtur takimin e radhës për vlerësimin ditor të përballjes me pandeminë.

Në takim u bë e ditur se Gjilani ka një rënie të rasteve aktive, ku aktualisht janë 124.

EkoHigjiena

Komiteti komunal u ka bërë apel ndaj qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së virusit, mbajtjen e maskës dhe mos grumbullimin.

Ndryshe, gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 9498 mostra, 3443 kanë rezultuar pozitivë, 3221 janë shëruar, 107 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 124 raste janë aktive, të hospitalizuar dhe të konfirmuar me COVID-19 janë 16 persona dhe 215 mostra në pritje për rezultat./2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.