DYLON

Gjilani ka 633 raste aktive me COVID-19, apelohet për kujdes të shtuar

Gjilani ka 633 raste aktive me COVID-19, apelohet për kujdes të shtuar
Avatar photo Redaksia

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Ismajli ka njoftuar se aktualisht 82 qytetarë të Gjilanit janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm, 64 prej të cilëve me oksigjeno-terapi, derisa theksoi se 633 raste janë aktive.

EkoHigjiena

Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 19109 mostra, 5795 kanë rezultuar pozitivë, 5036 janë shëruar, 127 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 633 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 82 persona, 64 prej të cilëve me oksigjeno-terapi dhe 245 mostra në pritje për  rezultat. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.