DYLON

Gjilani ka 377 raste aktive me COVID-19, apelohet për kujdes të shtuar

Gjilani ka 377 raste aktive me COVID-19, apelohet për kujdes të shtuar
Avatar photo Redaksia

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Në takim u bë e ditur se Gjilani aktualisht ka 377 raste aktive me COVID-19, ndërkaq ka dalë apeli për qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës sociale.

EkoHigjiena

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 15769 mostra, 4322 kanë rezultuar pozitivë, 3829 janë shëruar, 116 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 377 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 85 persona dhe 452 mostra në pritje për rezultat. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.