DYLON

Gjilani intensifikon mbikëqyrjet për projekteve madhore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit ka intensifikuar mbikëqyrjet në projektet të cilat janë duke u realizuar në qytet dhe fshatra, që përfshinë përgatitjet për zbatimin e projektit të kanalizimeve dhe ujërave të zeza, zgjerimit e rrugëve, Gjilan-Ferizaj e Gjilan-Prishtinë, banimin social, ndërtimin e pesë shtëpive dhe rehabilitimin e 25 të tjerave.

Kështu u bë e ditur sot në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të Komunës së Gjilan, e cila është udhëhequr nga kreu i Komunës, Lutfi Haziri.

EkoHigjiena

Haziri tha se tashmë ekipet komunale po punojnë në terren edhe me kujdestari, në mënyrë që të përfundohen sipas afatit dhe planit dinamik.

Në këtë mbledhe u diskutua edhe për parapërgatitjet për mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal, përkatësisht për

buxhetin 2017, ku u vlerësua mbajtja e 12 dëgjimeve buxhetore, derisa është paralajmëruar edhe mbajtja e 10 takimeve publike në tetor në qytet dhe fshatra me qytetarët e komunës së Gjilanit.

Gjithashtu, në këtë mbledhje u dha informata se së shpejti pritet të nis ndërtimi i objektit të ri i shkollës fillore në fshatin Haxhaj, pasi që objekti aktual i shkollës është tejet i degraduar, ndërsa nxënësit do të zhvendosen në objekt alternativ në këtë fshat si zgjidhje e përkohshme.

“Nuk do të lejojmë që asnjë fëmije t’i rrezikohet jeta si pasojë e degradimit të objektit të kësaj shkolle”, ka thënë Haziri.

Lidhur me ngritjen e aktakuzës së fundit nga ana e prokurorisë, kryetari Haziri kërkoi që të mos politizohet rasti, duke nënvizuar se nuk kanë të drejtë partitë politike dhe askush të ndërhyjnë në organet e drejtësisë.

“Drejtësia le të flet për të gjithë ata që prokuroria ka pretendime për krim të organizuar dhe abuzim me detyrën. Deri atëherë, Komuna e Gjilanit do të punojë me masa të jashtëzakonshme dhe në përputhje vetëm me ligjin”, ka thënë Haziri, në fund të mbledhjes. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.