• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Gjilani inauguron sistemin e adresave, 1923 tabela emërtuese janë vendosur në rrugë e sheshe​

Redaksia 2LONLINE 19 Qershor, 2019 3 min
 Gjilani inauguron sistemin e adresave, 1923 tabela emërtuese janë vendosur në rrugë e sheshe​

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me Helge Onsrud nga Autoriteti Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi, zëvendësministri i Mjedisit, Gjergj Beka dhe kryshefi i Agjencionit Kadastral të Kosovës, Avni Ahmeti, kanë inauguruar sot sistemin e adresave, pasi tashmë janë vendosur 19223 tabela emërtuese në rrugë dhe sheshe.

“Ne jemi bërë me adresa. Nuk i kemi më tri adresa siç ka ndodhur deri tash sepse qytetarët i kanë përdorë të vjetra, disa të pasluftës e disa adresa të ish-strukturave. Me konsensus, Kuvendi Komunal i ka miratuar këto adresa, pa dallim partiak, etnik a grupor. Gabimet teknike dhe gabimet tjera, një Komision i veçantë për shqyrtim të ankesave do të merret dhe do t’i rekomandoj Kuvendit Komunal për përmirësim. Nga 1923 tabela që janë vendosur, ankesa me shkrim janë rreth 50, ndërsa pritet të deponohen mbi 150 ankesa. Ky është investim kapital dhe faleminderit për mbështetjen shtetit të Norvegjisë’, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri ka kërkuar nga institucionet publike si, Hidromorava, Ecohigjiena, KEDS etj., që tash e tutje t’i përdorin për faturim adresat e reja.

Zëvendësministri i Mjedisit, Gjergj Beka, ka përgëzuar komunën e Gjilanit për realizimin e këtij projekti, përmes të cilit tha se do të përfitojnë të gjithë qytetarët.

Avni Ahmeti, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale e Kosovës, tha se së bashku do ta implementojnë edhe fazën përfundimtare të kompletimit të sistemit të adresave që është vendosja e numrave të shtëpive.

Helge Onsrud nga Autoriteti Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi, pas ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin në projektin e sistemit të adresave, tha se beson që secili qytetar i komunës së Gjilanit dhe secili institucion do të ketë mundësi t’i shijoj benifitet prej një adrese unike, si në ofrimin e shërbimeve, ashtu edhe të pranimit të shërbimeve.

Fjalë falënderimi për mbështetjen e këtij projekti ka shprehur edhe kryetari i Komisionit Komunal për emërtimin e rrugëve e shesheve, Fehmi Agushi.

Etiketa:aktuale Gjilani Lutfi Haziri Norvegjeze sistemin e adresave tabela emërtuese
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Presidentja Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat paqeruajtëse sllovene në kuadër

4 Korrik, 2022
Sport

Ja ku mund t’i gjeni dhe sa kushton bileta për ndeshjen SC

4 Korrik, 2022
Policia

IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

4 Korrik, 2022
Art/Kult

PLEPISHTA E FËMIJËRISË

4 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Fushata e korrje-shirjeve në Gjilan do të fillojë më 10 korrik

4 Korrik, 2022

Policia: Goditet grupi kriminal, arrestohen tetë të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar

4 Korrik, 2022

Arrestohen për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe “Posedim i narkotikëve’’

4 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për pesë ditë

4 Korrik, 2022

Një orë pune në Kosovë duhet të jetë minimumi 5€

3 Korrik, 2022

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari

2 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com