DYLON

Gjilani i sigurt: Asnjë vdekje që lidhet me krimin

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në dy vjetorin e marrjes së pushteti në Gjilan, LDK-ja dhe partnerët e saj i vlerësojnë si dy vite të një qeverisje të mirë me Gjilanin. Ndërsa, kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka vlerësuar faktin që Gjilani është një qytet i sigurt.

Haziri është shprehur i lumtur që në këto dy vite Gjilani është identifikuar si qytet i sigurt ku brenda kësaj periudhe nuk ka pas asnjë vdekje si pasojë e akteve kriminale duke bërë që Gjilani të shquhet ndër komunat e Kosovës për siguri publike dhe që ofron një ambient të qetë për të gjithë qytetarët pa dallim.

EkoHigjiena

Përndryshe, Haziri sot ka mbajtur takimin e Bordit të Drejtorëve, e hapur për publikun dhe mediat, duke përfshirë edhe transmetimin e drejtpërdrejtë në dy stacione lokale (Radio Star e Radio Victoria), si dëshmi e transparencës dhe se ka vlerësuar punën që është bërë për këto dy vite prej se morën Gjilanin për ta qeverisë, pas rezultatit që prodhuan zgjedhjet e fundit.

Ai e vlerësoi punën e drejtorive duke vënë në theks edhe zbatimin e dietës buxhetore që e kishte praktikuar për këto dy vite. Haziri tha se Gjilani i ka pasur dy vite të rënda, në aspektin buxhetor dhe i vije mirë që është respektuar dieta duke bërë që Gjilani të jetë shembull i kursimit të buxhetit dhe i kontrollit në shpenzime, që ka mundësuar pastaj edhe shlyerjen e obligimeve dhe borxheve të këqija të trashëguara nga qeverisja e kaluar.

Po ashtu Haziri ka thënë se Gjilani është komunë që punon me kalendarin e aktiviteteve , ka përmendur projektet e realizuara dhe ato që priten të ndodhin në vitin 2016 duke i falënderuar me këtë rast edhe të gjithë donatorët dhe mbështetësitë të tjerë në këtë drejtim. Më pas ai ka kërkuar të raportojnë secili drejtor prezentë në këtë takim, e të cilët kanë prezantuar punën e tyre njëvjeçare, të arriturat, sfidat dhe synimet për 2016. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.