DYLON

Gjilani i rikthehet fitores, arkëton tri pikë në duel me Prishtinën

Gjilani i rikthehet fitores, arkëton tri pikë në duel me Prishtinën
Avatar photo Redaksia

Skuadra e futbollit Gjilani ka mundur sot skuadrën e Prishtinës, ndeshje kjo e javës së tetë e Superligës së Kosovës në futboll, duke iu kthyer kështu fitores, pas dy ndeshjeve të fundit pa fitore, për më tepër, pa realizuar as gol. (Java 6: Drita – Gjilani 0-0 dhe Java 7: Gjilani – Trepça ’89 0-0)

Gjilani, që ishte skuadre mysafire, në ballafaqim me Prishtinën, ndeshje e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, u tregua më e suksesshme dhe me rezultat 2 me 0, përmbylli takimin për t’i marr tri pikë të plota, për ta ngritur kështu në 13, kuotën e pikëve të grumbulluara nga tetë javët e deritanishme.

Golat për skuadrën kuq e bardh i shënuan Fiton Hajdari (minuta 14’) edhe atë nga pika e bardhë dhe Gerhard Progni (minuta 90+4).

EkoHigjiena

Vlen të theksohet se portieri i skuadrës gjilanase Enea Koliçi ka mbrojtur një penallti.

Gjilani tani me këtë fitore ka 13 pikë dhe ndodhet në pozitën e 3-të të tabelës së klasifikimit. Në mesjavë (28 tetor) skuadra kuq e bardh, në terren të vet, ndeshet me Besën. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.