DYLON

Gjilani i paqëndrueshëm!

Gjilani i paqëndrueshëm!
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani ka dëshpëruar sot me paraqitjen e saj në ballafaqim që e pati para shikuesve të saj, me skuadrën e Malishevës, ndeshje kjo që e humbi me rezultat 1:3. Shënues Thaqi për vendësit dhe Zeka Opeh e Aliu për mysafirët.

Sikurse në një pjesë bukur të mirë të edicionit të kaluar, edhe në këto katër xhiro të deritanishme të këtij edicioni, Gjilani ka luhatjet në lojën e saj, nga java në javë.

EkoHigjiena

Ndeshja e mirë me Prishtinën dhe fitorja prej 3-1, në xhiron e tretë, bëri që të harrohet humbja ndaj Dukagjinit (2:0) në xhiron e dytë, dhe kur u mendua që Gjilani gjeti vetën dhe në këtë javë, kundër Malishevës, do të vazhdojë me lojë të mirë e me rezultat pozitiv, skuadra kuq e bardh befasoi për të keq.

Gjilani, edhe kur po e gjen lojën e duhur, nuk po arrin të krijojë stabilitet. Kjo i ndodhi sot me Malishevën. Skuadra gjilanase, përfshirë edhe prurjet e reja, ka brumë për një skuadër që mendohet për kreun e tabelës përkatësisht garat evropiane, por se i duhet të reflektojë dhe ta gjej formulën e duhur që nga ai brumë, përveç që të del një gatojcë e mirë të ketë edhe qëndrueshmëri në vazhdimësi.

Gjithsesi, janë vetëm katër javë në këtë edicion tëri të Superliges së Kosoves ne futboll dhe komponimi i duhur i skuadrës së Gjilanit dhe për gjetjen e kësaj formule ka kohë, e tani për tani, kuq e bardhët nga këto katër xhiro kanë 4 pikë, një fitore, një barazim dhe dy humbje.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.