DYLON

Gjilani i pafat, vetëm barazim në pjesën e parë

Gjilani i pafat, vetëm barazim në pjesën e parë
Avatar photo Elife Sherifi

Në kuadër të javës së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll, po zhvillohen tri ndeshje. Njëra nga to ka peshën e rrugëtimit për titullin kampion (Llapi:Trepca 89′), ndërsa disa të tjerë në luftën për mbijetesë.

Në Gjilan po zhvillohet ndeshja  Gjilani-Flamurtari, e cila në 45 minutat e parë përfundoi me barazim dhe pa gola.

Ndeshja u dominua kryesisht nga vendasit, duke rrezikuar me anë të Fiton Hajdarit e Ansi Nikës.

EkoHigjiena

Ndërsa, nuk u vërejt as edhe një rrezik i vetëm serioz në portën e gjilanasve, të cilët duket se kanë synimin vetëm tek fitorja dhe sulmet.

Ndeshja po zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan me gjyqtarët Kreshnik Vula, Benon Kepuska, Safet Berisha, Arben Halilaj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.