DYLON

Gjilani i pafat, e pëson në Prizren

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të javës së 9-të të Vala Super Ligës së Kosovës në futboll, skuadra gjilanase KF Gjilani ka pësuar humbje minimale. Ajo në udhëtim është mposhtur nga nikoqiri KF Liria me rezultat minimal 1 me 0. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi, Visar Berisha nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndryshe, gjilanasit ishin të pafat edhe sa i përket kartonëve, pasi dy lojtarë të saj u skuqën. Me karton të kuq u ndëshkuan Leutrim Bekteshi (ndërhyri në rastin e penalltisë) dhe në fund lojë, minutat shtesë, u skuq edhe Ylber Kastrati, duke bërë që KF Gjilani t’i ketë dy lojtarë më pak në fushë.

EkoHigjiena

Përndryshe, tani KF Gjilani ka ngelur në 13 pikët e grumbulluara në pozitën e 6-të.Në xhiron e 10-të  Gjilani pret Hajvalinë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.