DYLON

Gjilani i ofron bashkëpunim Odës së Afarizmit për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga pandemia

Gjilani i ofron bashkëpunim Odës së Afarizmit për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga pandemia
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, Valbona Tahiri, është takuar të martën me përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, në krye me Skënder Krasniqi, kryetar i Bordit si dhe katër përfaqësues të komunitetit të bizneseve si Integj, Orange net, Vali Ranch dhe Guri sh.p.k.

Takimi kishte për qëllim identifikimin e mundësive për bashkëpunim ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe OAK.

Tahiri ka shprehur gatishmërinë e Komunës së Gjilanit për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet, organizatat e shoqërisë civile, përfaqësues të bizneseve që kanë për synim mbështetjen e sektorit privat.

EkoHigjiena

Ajo ka prezantuar pakon e masave me lehtësirat të cilat Komuna e Gjilanit i ka ndërmarrë brenda mundësive dhe kapaciteteve që ka në mbështetje të bizneseve me qëllim të rikuperimit ekonomik, pasi shumë biznese janë ndikuar nga masat e Ministrisë së Shëndetësisë për luftimin dhe parandalimin e Covid-19.

Të pranishmit u njoftuan edhe në lidhje me hulumtimin me bizneset e Komunes se Gjilanit për vlerësimin e dëmeve në ekonomi, i cili, do të sherbejë si një instrument për koordinimin e veprimeve të Komunës si dhe bashkërendimin me nivelin qendror dhe donatorët, për tejkalimin e krizës ekonomike, e shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit kanë potencuar se kanë bashkëpunim të mirë me bizneset e Komunës e Gjilanit dhe janë të interesuar të bashkëpunojnë me qëllim që të adresojnë sfidat me të cilat po përballet sektori privat dhe përmirësimin e klimës së të bërit biznes për t’i dhënë një kahje pozitive sektorit më të rëndësishem në vend.

Ata thanë se OAK është një mundësi e re për afaristët që të kenë bashkëpunim të sinqertë me institucione dhe të tjerët në fushën e legjislacionit përkatës, për të reaguar për problemet me të cilat përballen afaristët dhe bashkërisht, për të gjetur zgjidhje përmes bashkëpunimit me insitucionet relevante të vendit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.