DYLON

Gjilani i gatshëm për sfidën ndaj Dritës

Gjilani i gatshëm për sfidën ndaj Dritës
Avatar photo Redaksia

Ekipi i Gjilanit ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në prag të sfidës kampionale ndaj Dritës në fundjavë.

Sipas drejtuesve të klubit, atmosfera dhe disponimi i futbollistëve ka qenë në nivelin më të lartë të mundshëm, derisa është mbajtur edhe sesioni i fundit stërvitor.

EkoHigjiena

“Pjesë e grupit kanë qenë gjithë futbollistët dhe ekipi do jetë i kompletuar si asnjëherë më parë këtë edicion garash”.

Për këtë sfidë është rikthyer edhe Edi Basa, i cili mungoi në ndeshjen e fundit për shkak të suspendimit të kartonëve.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 16:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.